Dua Lipa vjen me kengë të re

Posta

Dua Lipa vjen me kengë të re

17:02 24/10/2019

“Don’t Start Now” do të publikohet së shpejti

Bionde, me nje kostum intim të verdhë, geta të zeza të holla, një look që duket se sjell vitet ’80,  Dua Lipa njofton se së shpejti do të sjellë për publikun këngën me të re.

E titulluar “Don’t Start Now”, ose “Mos fillo tani”, kenga duket se i dedikohet një historie dashurie që ka përfunduar, por më shumë se teksti, ajo që të lë pa fjalë eshtë Dua.

Me nje sfond minimalist, në tonalitetet e grisë, Dua arrin të bëjë lëvizjen e saj më seksi, vetëm mbi një karrige.

Këngëtarja shqiptare duket se do të nisë një epokë të re, pas një pauze në rrjetet sociale dhe pas ndryshimit të ngjyrës së flokëve. “Don’t Start Now” nuk ka një datë të saktë se kur do të dalë, por fansat mezi po e presin, sic shkruajnë në komentet në rrjetet sociale.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi