Sjell bashkëpunimin me artistët më në zë të momentit

Pas sukseseve të shumta që ka korrur gjatë këtyre muajve, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të nxjerrë një tjetër këngë që shumë shpejt do të kthehet në hit.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua ka publikuar një video nga klipi, por pa dhënë shumë detaje. Kënga titullohet “Un Dia “ ( Një ditë ) dhe është një bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, Tainy.

Në klip po ashtu do marrë pjesë edhe ylli i “La casa de papel”, Ursula Corbero. Sipas asaj që raportojnë mediat rozë, pjesë e këtij bashkëpunimi do të jetë edhe Anwar Hadid, i dashuri i shqiptares, por Dua ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. “Un Dia” pritet të publikohet ditën e enjte.

Së fundmi Albumi “Future Nostalgia“ ka shënuar rekorde klikueshmërie në Spotify me gati 1 miliardë, duke e renditur Dua Lipën, artisten e parë femër që ndodhet në krye të klasifikimeve për më shumë se 2 muaj.

Ndërkaq gjatë këtyre javëve, aplikacioni “Apple” hoqi Kosovën nga harta dhe kjo nxiti reagime të shumta nga populli shqiptar.

Dua Lipa mori vëmendjen e të gjithëve teksa nëpërmjet Instagram-it, ajo publikoi flamurin e famshëm autokton të trojeve shqiptare, që tërboi serbët në vitin 2014. Postimi i saj ngjalli reagime shumë të ashpra nga serbët, të cilët vazhdonin të shkruanin se Kosova është Serbi.

Bukuroshja shqiptare ka deklaruar se çdokush duhet të ndihet krenar për vendin e origjinës dhe askush nuk duhet të nxisë urrejtje.

Klan Plus