“Dua të ha bukë me atë këngë”, Fifi: Mund të tingëllojë e vrazhdë, por…

“Dua të ha bukë me atë këngë”, Fifi: Mund të tingëllojë e vrazhdë, por…

20:10 08/12/2019

Pas mbrëmjes finale të “Kënga Magjike” në Pallatin e Koncerteve, ku fituesja e këtij edicioni u shpall Eneda Tarifa, këngëtarët janë mbledhur si çdo vit në emisionin “E diela Shqiptare” për të diskutuar për rezultatet apo mënyrën e votimit.

Gjatë diskutimit, Alban Kondi i cili mori pjesë me këngën “7 Ditë”, së bashku me “West Side Family”, u shpreh se kënga e tyre nuk pati shumë kohë që të promovohet tek publiku, pasi u lancua një ditë para tërmetit.

“Duhet gjetur një formë tjetër,që të lihet më tepër kohë, që ata (publiku) të fillojnë të ambientohen, sepse një këngë e bukur mund të lancohet në javën e fundit dhe nuk do të ketë atë kohën e duhur për tu votuar”.

Por nga ana tjetër ka qenë Fifi ajo e cila iu përgjigj, duke u shprehur se nëse një këngë është e mirë, dëgjohet nga publiku kurdo që të lancohet.

“Më fal, nuk dua të tingëllojë e vrazhdë… OK ka ndodhur tërmeti, mund të tregohem shumë egoiste, por një këngë e bukur është e bukur dhe njerëzit kanë për ta dëgjuar. Mendoj se njerëzit e kanë pasur të gjithë kohën e duhur për të dëgjuar të gjitha këngët e festivalit”.

Ndërkaq, ajo u shpreh se artistët nuk duhet të garojnë për të fituar çmime me doemos, por këngët kur t’i shkruajnë, t’i shkruajnë për publikun, duke hasur paksa në kundërshtinë e Eneda Tarifës në këtë argument.

Kjo e fundit u shpreh se këngët me të cilat “hahet bukë”, janë ato ritmike dhe jo balada, gjë që Fifi e ka kundërshtuar.

Fifi: Artistët dhe festivali i Kënga Magjike, bëhet për publikun, dhe ne si artistë kur i bëjmë këngët, i bëjmë për publikun. Nesër unë dua të ha bukë prej asaj këngë, dua të kem koncerte prej asaj këngë, dhe secili artist duhet ta këtë këtë synim…

Arditi: Jo bukë, por në restorant me 5 yje do hash me atë këngë që ke sjellë…

Eneda: Tashi me thonë të drejtën, se kemi dhe Rovena Dilo këtu… O ha bukë Rovena më këngën që ka sjellë, o nuk hamë unë e ti, këngë me të qara, me të vuajtura. Rovena solli një këngë shumë të bukur, shumë interesante për vendet që ne shkojmë dhe argëtojmë njerëzit që kemi. Por ka një gjë tjetër, këngët balada prekin njerëzit, Fifi ka prek, edhe unë, të gjithë ata që kanë balada dhe një falënderim për kompozitorët…

Fifi :Mua dhe baladat më janë dëgjuar në klube.

Eneda: Por ama stil për klubet është kënga e Rovenës.

Fifi: Asgjë kundër, por dua ta mbyll me fjalinë: sa më shumë dashuri, respekt dhe sinqeritet… /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi