PD: Qeveria indiferente ndaj të prekurve nga tërmeti


PD: Qeveria indiferente ndaj të prekurve nga tërmeti

11:22 27/09/2020

Familjet jetojnë në çadra në kushte të vështira

Për të treguar indiferencën e qeverisë ndaj familjeve që janë prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit demokratët janë ndalur në fshatin Mazhë të Madhe në Fushë Krujë. Familja Preni jeton në çadër prej 10 muajsh, dhe kërkojnë që shtëpia e tyre të rindërtohet aty pasi nuk mund të largohen nga prona dhe bagëtia.

Indrit Preni: Peticion kemi bërë, e kena çuar te Bashkia.
Oriola Pampuri: Për çfarë e keni bërë peticionin?
Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend.
Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?
Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthy përgjigje fare. 

Me rrebeshet e para të shiut dhe afrimin e dimrit familja Preni thotë së qëndrimi në çadër po bëhet I pamundur.

“Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë që ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi gjithë ai situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë jo kur të vijë I ftohti madhë që është më  e vështirë për neve”.

Partia Demokratike kërkon nga qeveria që t’i japë zgjidhje sa me pare familjeve të dëmtuara nga tërmeti, që sipas saj janë lënë në qiell të hapur.

Tv Klan





Të ngjashme