Media ka publikuar disa video të studentëve që largohen me shpejtësi nga kolegji Kerch në Krime, në përpjekje për të shpëtuar kokën pas një sulmi me armë dhe lëndë eksplozive. Në disa prej videove të postuara fillimisht online mund të dëgjohet qartë zhurma e të shtënave dhe shpërthimit.

Një 18-vjeçar sulmoi me armë kolegjin politeknik në Kerch të mërkurën, ku po ashtu shpërtheu edhe një eksploziv të improvizuar. Në sulm humbën jetën të paktën 19 persona dhe 45 të tjerë u plagosën. Shumica e viktimave të sulmit ishin studentë.

Një video e filmuar jashtë kolegjit vetëm pak sekonda pas shpërthimit është shpërndarë nga gazeta Izvestia. “Oh dreq! Ka një shpërthim atje!” ulërin një prej studentëve, ndërsa një tjetër pyet “Çfarë dreqin po ndodh! Çfarë dreqin po ndodh?”

Në video dëgjohen të shtëna ndërsa studentët pyesin nëse duhet të ndihmojnë studentët brenda kolegjit apo të shpëtojnë veten.

Në një video tjetër të publikuar nga “Telegram channel Mash” studentët shihen teksa largohen nga vendi i ngjarjes dhe tek diskutojnë çfarë ndodhi.

Në një pikë ata ndalojnë. Njëri prej studentëve pyet: “E dëgjoni këtë? –“ Këto janë të shtëna me armë, apo jo?, pyet tjetri. Një student thërret me forcë “duam të jetojmë bir bu*tre” ndërsa një vajzë ia nis të qajë.

Një tjetër student iu kujton shokëve se duhet të qëndrojnë të qetë, të lëvizin shpejt dhe të ndihmojnë gocat të kalojnë gardhin dhe të arrijnë në vende të sigurta./tvklan.al