“Duam të mësojmë nga librat, jo nga kompjuterat”



“Duam të mësojmë nga librat, jo nga kompjuterat”

23:00 15/05/2021

Në Tetovë është protestuar para ndërtesës së Komunës. Kërkesa e nxënësve ishte shumë e qartë.

“Nuk dua libër dixhital, dua libër shkollor”.

Nga Këshilli Organizativ i Protestave thanë se janë pro reformave në arsim, por se nuk mund të pranohet implementimi i tërësishëm i dixhitalizimit nëpër shkolla, si dhe heqja e lëndëve dhe librave nga procesi arsimor.

“Librat të mbeten në përdorim, patjetër, për të gjitha klasat e arsimit fillor dhe të mesëm, të krijohen protokolle për mësim me prezencë fizike në kohë pandemie, do të thotë që nga 1 Shtatori 2021, nxënësit të kthehen në shkollë me prezencë fizike dhe e treta që në hartimin e reformave të ardhshme të përfshihen Këshillat e Prindërve dhe sektori civil”.

Prindërit mbështesin kërkesat e këshillit organizativ dhe të nxënësve.

“Ne mendojmë se fëmijtë vendin e kanë në shkollë, në klasë sepse ne ende nuk kemi kushte për këtë formë të mësimit”.

“Protestojmë kundër digjitalizimit të librave shkollor dhe kundër reformat që duan t’i bëjnë në arsim”.

Nga ana tjetër nxënësit shprehen kundër reformave, siç thonë duan që të mësojnë nga librat e jo nga kompjuterët.

“Libri na jep një ndjesi shumë më të mirë se libri online dhe kjo është një ndjesi që nuk duhet të na hiqet”.

“Protestojmë për të drejtën që të mbajmë libra të vërtetë. Ata libra që na japin janë të grisura, janë kushte shumë të këqija. Në fakt ky është një ndër librat më të mirë që i kam”.

“Prindi i stërlodhur nga puna dhe harxhimet e larta duhet të ndajë para të majme për t’ia blerë pajisjen IT fëmijës. Këto ishin një ndër problemet kryesore”.

Protesta kundër dixhitalizimit të librave dhe reformave të paralajmëruara në arsim janë mbajtur edhe në disa qytete të vendit.

Klan Macedonia







Të ngjashme