Irani akuzon Izraelin për vrasjen e shkencëtarit

Rindizen tensionet mes Iranit edhe Izraelit. Një shkencëtar i nivelit të lartë, që drejtonte projektin bërthamor, është vrarë mbrëmjen e djeshme. Mohsen Fakhrizadeh humbi jetën teksa po dilte nga makina e tij, pasi persona të armatosur i zunë pritë në qytetin Absard, në lindje të Teheranit.

Agjencitë iraniane të lajmeve kanë bërë të ditur se atentatorët synuan të sulmojnë fillimisht makinën e tij me bombë para se të qëllonin atë. Autorët hapën zjarr ndaj shkencëtarit që ndodhej në makinën e tij. Sipas asaj që raporton BBC nga sulmi humbën jetën edhe 4 persona të tjerë. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara deklaroi se vrasja ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar me qëllim shkaktimin e trazirave në rajon. Ai fajësoi Izraelin për sulmin duke thënë se ai kishte të dhëna serioze të rolit të Izraelit në këtë vrasje.

Fakhrizadeh ishte shkencëtari bërthamor më i njohur iranian dhe një oficer i lartë i elitës së Gardës Revolucionare Islamike. Prej kohësh ai është folur nga burimet e sigurisë perëndimore si jashtëzakonisht i fuqishëm në programin bërthamor të Iranit. Sipas dokumenteve sekrete të marra nga Izraeli në 2018, ai udhëhoqi një program për krijimin e armëve bërthamore.

Presidenti Hassan Rouhani në një deklaratë, u shpreh se edhe një herë se duart e liga të arrogancës globale u njollosën me gjak. Sipas Rouhanit vrasja e Fakhrizadeh tregon dëshpërimin e armiqve dhe thellësinë e urrejtjes së tyre.

Ministri i Jashtëm Mohammad Javad Zarif i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë këtë akt të terrorist. Emri i Fakhrizadeh u përmend në prezantimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu rreth programit bërthamor të Iranit në Prill 2018.

Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit që vendi po prodhon. Uraniumi është një komponent jetësor si për prodhimin e energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore ushtarake.

Një marrëveshje e vitit 2015 mes gjashtë fuqive botërore kishte vendosur kufij në prodhimin e saj, por që kur presidenti i SHBA Donald Trump e braktisi marrëveshjen në 2018, Irani ka hequr dorë qëllimisht nga marrëveshjet e tij. Joe Biden është zotuar të riangazhohet me Iranin kur të bëhet president i SHBA në janar, megjithë kundërshtimin e gjatë nga Izraeli.

Klan Plus