Duartrokitje të gjata për “Il mio canto” të Saimir Pirgut – TV KLAN

Duartrokitje të gjata për “Il mio canto” të Saimir Pirgut

Koncerti recital regjistrohet ekskluzivisht nga TvKlan

Suksesi i albumit “Il mio Canto” i Saimir Pirgut u përsërit edhe Tiranë. Pas Tokios dhe Firences, tenori i famshëm shqiptar ndër më të kërkuarit nga teatrot e njohur të muzikës klasike në Evropë, Azi dhe Amerikë u duartrokit gjatë në Teatrin e Operas dhe Baletit në mbrëmjen e së shtunës.


Saimir Pirgu u ringjit në këtë skenë pas tre vitesh, me të parin koncert recital. Menaxherët e tij, Teatrin e Operas në Tiranë nuk e kishin përfshirë në turin e prezantimit të albumit “Il mio Canto” që nisi në Japoni dhe do të përfundojë në Shtetet e Bashkuara. Ishte këmbëngulja e Saimir Pirgut, që disa nga ariet, më të arrrira të lirikës botërore.

Duartrokitjeve të gjata të publikut tenori iu përgjigj me një shqiponjë dhe me pesë arie të tjera si “Mama mia”, “La dona Nobile” apo “Vincero”, nga 11 këngë dhe pjesë për orkestër që përmbante programi.

Kjo është hera e dytë që të ardhurat nga biletat dhe shitja e albumit “Il mio canto”, tenori Saimir Pirgu i mendon si kontribut për fëmijët, këtë herë ato do të shkojnë për Spitalin e Pediatrisë në Tiranë.

Prezantimi i “Il mio canto”, që për herë të parë një koncert i këtij lloji është përzgjedhur nga “Opus Arte” në Londër, Teari më i famshëm i Operas, Baletit dhe Muzikës në botë, është regjistruar ekskluzivisht nga Televizioni Klan.

Pët të gjithë ata që nuk patë mundësi të dëgjonin zërin e bukur lirik, koncerti do të transmetohet në Televizionin Klan, për të cilin Saimir Pirgu është intervistuar nga Ardit Gjebra. Për albumin, koncertin, karrieren si tenor dhe cili është roli i muzikës sot Saimir Pirgu ka bisedruar me Ardit Gjebrean. Intervista do të trasmetohet të dielën më 13 Marsi, në programin “E Diela Shqiptare”.

Tv Klan

Kategori
KulturëLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione