Sponsorizon me 150 mln Euro garën
Dubai është gati të zbresë në Euroligën e basketbollit me ekipin e Tev. Debutimi i ekipit të Lindjes së Mesme mund të bëhet që në sezonin 2024/25, sipas idesë mbi të cilën po punojnë përgjegjësit e projektit.
Drita jeshile përfundimtare mund të hapet në një takim të 13 klubeve aksionere të Euroligës, të planifikuar për në muajin Shkurt. Marrëveshja ekonomike ishte miratuar tashmë në mbledhjen e fundit në fund të Nëntorit 2023.
Çelësi I suksesit të Dubait është ai ekonomik, pasi ka hedhur në tryezë një kontribut prej 150 milionë Eurosh në gjashtë vjet, që do të ishte një nxitje e fortë edhe për arkat e Euroligës dhe 13 klubet pronare të saj që do të marrin nga një milion euro çdo sezon gjatë pesë viteve të ardhshme.
Gjithashtu Fly Emirates mund të bëhet sponsor nëse Turkish Airlines nuk rinovon. Nga ana tjetër Euroliga do të kishte shikueshmëri më të madhe edhe në Lindjen e Mesme.
Skuadra e Dubait gjithsesi do të duhet të kishte buxhet të kufizuar për të mos ndikuar në treg. Nga ana tjetër do të duhet të luajë edhe në Ligën e Adriatikut ku marrin pjesë klubet që vijnë nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), për të mbajtur një ritëm konkurrence.
Tv Klan