Dubai surprizon sërish. Së shpejti do të ndërtojë strukturën rrotulluese panoramike më të lartë në botë. Do të ketë një lartësi 210 m duke ofruar kështu një panoramë të jashtëzakonshme për vizitorët. Do të quhet Ain i Dubait, pra, syri i Dubait.

Kjo strukturë është projektuar të jetë si një vrojtues i jashtëzakonshëm. Do të ngrihet në një ishull të vogël të sapolindur, BlueWaters Island ku po ndërtohet një lagje e tërë lundruese, do të përbëhet nga 48 kabina prej 30 m2 secila, tërësisht në xham, më ajër të kondicionuar dhe ekrane teknologjike, ku mund të lexohen informacione turistike e kuriozitete të ndryshme.

Secila nga këto kapsula të mëdha mund të mbajë deri në 40 persona dhe rrotullimi i strukturës do të zgjasë 45 minuta, në mënyrë që të shijohet panorama e jashtëzakonshme.

Deri më sot struktura rrotulluese më e lartë në botë ishte ajo e Las Vegas, me 167.6 m, ndërsa ajo me e famshme dhe më e larta në Evropë padyshim London Eye me 135 m lartësi.

Klan Plus