Islam Dudaev nuk arriti të kualifikohet në Lojërat Olimpike. Mundësi i Shqipërisë duhet të shkonte në finale për të siguruar një vend në Paris 2024. Dudaev e humbi sfidën e peshës deri 65 kilogramë në stilin e lirë me azerbajxhanasin Haxhi Alijev në turneun që u mbajt në Baku.

Islam Dudaev e nisi mirë sfidën, por më pas medalisti olimpik në 2016 dhe 2020 e përmbysi rezultatin, duke fituar 6 – 3 me pikë. Shqipëria përfaqësohet në Olimpiadë me Zelimkhan Abakarovin në peshën deri 61 kilogramë në stilin e lirë.

Tv Klan