Vllaznia synon Europën, Egnatia mendon për raundin play-out

Vllaznia luan një duel tepër të rëndësishëm për kualifikimin në Kupat e Europës përballë Egnatias. Një rival që shkodranët duhet ta vlerësojnë maksimalisht sipas teknikut Mirel Josa, edhe pse rrogozhinasit janë jashtë objektivit, pasi do luajnë në raundin play-out.

Sa i përket zërave të merkatos, tekniku u shpreh se një gjë e tillë nuk i shërben skuadrës, ndërsa kërkoi mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Pas 34 takimesh, Vllaznia gjendet në vendin e 5-të me 49 pikë, ndërsa Egnatia e 8-a me 15 pikë më pak.

Klan News