Napoli-Cagliari dhe Como-Inter do të luhet të Premten, më 23 Maj, në orën 20:45. Këto dy duele do të vendosin skuadrën kampione në Itali.

Pas kaosit për datat, më në fund është marrë vendimi përfundimtar. Napoli kërkonte që ndeshja të luhej të Premten në stadiumin “Maradona”, ndërsa kërkesa e Interit ishte që ajo të zhvillohej të Enjten, për të pasur më shumë kohë për përgatitjen e finales së Champions League, e planifikuar për t’u luajtur më 31 Maj.

Vendimi përfundimtar është marrë dhe e gjithë vëmendja e Italisë do të jetë te dita e Premte, aty ku do të shpallet kampioni. Napoli kryeson me 79 pikë, ndërsa Interi mban vendin e dytë me 78 pikë.

Sa i përket ndeshjeve të tjera për javën e fundit, Bologna-Genoa dhe Milan-Monza, do të luhen të Shtunën, pasi nuk kanë interes në renditje.

Takimet e tjera do të zhvillohen ditën e Dielë në orën 20:45. /tvklan.al