Socialdemokratët i kanë ruajtur udhëheqësit kryesorë të partisë së tyre nga ballafaquesit kryesorë socialistë në zonat elektorale për deputet. Kryetari Gjinushi në Fier do të ketë përballë deputetin aktual socialist Nazmi Bilani. Nënkryetari Apostoli në Librazhd do të ketë përballë deputetin aktual socialist Maksut Balla. Përballë ministrit të Jashtëm Paskal Milo në Dibër do të jetë për socialistët mjeku Petrit Bara. Çifti më interesant i dyluftimit të Partisë Socialdemokrate parashikohet në Tiranë ku në zonën 40 përballë ish ministres të Transporteve Ingrit Shuli do të vendoset ministri aktual i Arsimit Et’hem Ruka.

Në Vorë përballë ish ministrit të Jashtëm Pavli Zëri konkurron deputeti aktual socialist Zyri Pepa. Në fund të muajit Partia Socialdemokrate do të shpallë listën me 100 kandidatë që do të garojnë në zgjedhjet e 24 qershorit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame