Për shumë klube, puna për merkaton e verës ka nisur!

Dy skuadra të njohura të Europës, Mançester Junajtid dhe PSG janë në garë për shërbimet e mesfushorit Stanislav Lobotka.

Sllovaku është dalluar në Serie A për aftësitë e tij të shkëlqyera në rikuperimin e topave dhe organizimine lojës

“Djajtë e kuq” dhe parisienët janë të gatshëm që të luftojnë për firmën e sllovakut, me 30-vjeçarin që është kthyer në një element kyç për skuadrën italiane.

Sipas spanjolles “Fichajes.net”, Napoli mund të kërkojë rreth 47 milionë euro për kartonin e futbollistit, një shumë që nuk tremb as gjigantët e Premier League, por as francezët.

Manchester United ka nevojë të forcojë repartin e mesfushës pas një sezoni jo të mirë dhe Lobotka shikohet si njeriu i duhur që mund të rrisë nivelin e lojës.

Por edhe PSG kërkon që të investojë për t’i shtuar ekipit një tjetër futbollist cilësor.

Klubi parisien që ka objktiv si Lig 1 ashtu edhe Ligën e Kampioneve, e ka përforcimin e mesfushës si një nga prioritetet e tij.

30 vjeçari ka kontratë me “të kaltrit” deri në vitin 2027, por ai nuk do ta refuzonte një transferim në “Old Trafford” apo “Park de Princes”.

Vera pritet që të dhurojë një duel interesant në merkato mes të dyja klubeve për një nga mesfushorët e momentit.

Klan News