Dueti Eleni Foureira & the Snoop Dogg – TV KLAN

Dueti Eleni Foureira & the Snoop Dogg

Sjellin këngën “Sirens”, publikohet të premten

Vajzat shqiptare, duket se kanë bërë për vete reperin Snopp Dog. Ky i fundit nuk humbet asnjë mundësi, nëse bëhet fjalë për të sjellë një këngë me shqiptaret. Pas Rita Orës, radhën tani e ka Eleni Foureira.

Titulli i duetit titullohet “Sirens” dhe do të publikohet të premten. Megjithatë disa pjesë nga klipi janë zbuluarpër fansat kureshtarë. “Sirens” do të jetë një version i ri i këngës së grupit Eurythmics “Sweet Dreams (Are Made of This)”.

Eleni Foureira është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila vitin që lamë pas shënoi dhe kulmin e karrierës së saj. Edhe pse doli në vend të dytë në Eurovizion, ajo arriti të jetë pjesë e skenave gjigande.

Suksesi i saj duket se nuk ka të ndalur pasi tanimë Eleni nuk do të mjaftohet me Europën, por do të “pushtojë” botën.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusShowBizTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*