Nëse keni vendosur të lini duhanin me rastin e Vitit të Ri, por e keni të pamundur, niseni misionin tuaj nga cigarja elektronike pasi ju dëmton shumë më pak. Është kjo këshilla që jep Shëndeti Publik në Britaninë e Madhe, që zhvilloi një provë krahasuese për të nxjerrë në pah dëmin që i bën organizmit tonë duhani.

Mjekët britanikë provuan eksperimentin me disa enë të mbushura me pambuk, që simbolizonin mushkritë e një duhanpirësi. Njëra prej enëve u testua me 320 cigare, tymi dhe nikotina e të cilave shkonte brenda në pambuk. Ndërsa tjetra thithte avullin që prodhon cigarja elektronike.

Rezultati ishte drithërues. Ngjyra që merr pambuku apo mushkritë tona pasi kemi pirë 320 cigare është e frikshme. Ndërsa rezultati i cigares elektronike ishte rreth 95% më i pastër.

Megjithatë të tjera studime kanë dalë në përfundimin se edhe cigarja elektronike shkakton dëme të tjera në organizëm dhe mund të jetë fatale.

Tv Klan