Përdorimi i cigareve në një numër vendesh në zhvillim mund të shkojë në zero në tre dekadat e ardhshme ndërsa duhanpirësit ose lënë cigaren ose kalojnë në produkte alternative, thuhet në një raport të fundit.

Duhanpirja do të zhduket deri në vitin 2050 nga SHBA, pjesë të Europës, Australisë dhe zonave të mëdha të Amerikës Latine, nëse vazhdon trendi në rënie i parë në dekadat e fundit, shkruan analisti në Citigroup, Adam Spielman,

Analiza tregon se sa e rëndësishme është që kompanitë e mëdha të duhanit të gjejnë alternativa konkurruese të cigareve tradicionale. Industria ka pësuar disa nga ndryshimet më të mëdha në historinë e saj:

Numri i fëmijëve që aktualisht pinë duhan ka rënë me pothuajse 3/4 në 20 vitet e fundit;

Përdorimi i duhanit tek burrat është në rënie për herë të parë në nivele rekord;

Shitjet e cigareve kanë parë rënie për dekada me radhë.

Philip Morris International, prodhuesi i cigareve Marlboro dhe Chesterfield, gjithashtu ka sinjalizuar se cigaret mund të fillojnë të dalin jashtë mode brenda një dekade. Kompania ka një avantazh në alternativat e duhanpirjes me pajisjen e saj me ngrohje dhe jo djegie të duhanit, IQOS dhe tani merr pothuajse 1/4 e të ardhurave të saj nga produktet pa djegie, duke nxitur një garë me rivalët si British American Tobacco për alternativat më pak të dëmshme për duhanpirësit.

Megjithatë, në vende si Kina, Franca dhe Rusia, konsumimi i cigareve tradicionale ka të ngjarë të jetë ende një gjë e zakonshme në vitin 2050.

“Trendet aktuale nuk sugjerojnë një botë pa cigare fare,” thotë Spielman.