Duhen hequr apo jo këpucët në shtëpi?

Duhen hequr apo jo këpucët në shtëpi?

19:08 27/09/2019

Duket se pyetja të qëndrojmë me këpucë apo jo në shtëpi është ende një dilemë. Të shumtë janë ata që mendojnë se në shtëpi duhet të rrimë me këpucë dhe të tjerë e përjashtojnë këtë në mënyrë kategorike, të paktën kur bëhet fjalë për këpucët me të cilat kemi qëndruar jashtë gjatë gjithë ditës. Sipas një studimi të Universitetit të Arizonës, gjurmët e baktereve u gjetën në 97% të këpucëve të testuara.

Mikrobiologët e mjedisit shprehen se çdo palë këpucë në shtëpi sjellin mesatarisht dhjetra mijëra baktere, kjo për shkak se kudo ku ne shkelim mbledhim baktere. Sipas studimit, pluhuri që ne marrim tek këpucët, të cilin më pas e çojmë në shtëpi, është një nga shkaqet e alergjive. Të tjera studime kanë treguar se qëndrimi me këpucë në shtëpi përhap edhe stafilokokun, që është bazë e infeksioneve të lëkurës, gjakut dhe zemrës.

Qëndrimi me këpucë është një praktikë e zakonshme në Perëndim dhe shumë kultura në lindje. Për japonezët është çështje respekti dhe higjiene. Ndërsa finlandezët i heqin këpucët edhe në shkollë, kjo vlen edhe për mësuesit edhe për nxënësit. Thonë se kjo mënyrë favorizon qetësimin dhe një lloj vazhdimësie mendore.

Ndërkohë në Zelandën e Re është krijuar një lloj lëvizje e tëra këmbëzbathur, por në natyrë. Në traditën shqiptare qëndrimi me këpucë në shtëpi është vënë re gjatë viteve të fundit, por kjo nuk vlen për të gjithë vendin. E për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Lajla Përnaska politikane, Eva Jorgaqi dermatologe, Mirilda Tili gazetare dhe Olesia Leçon, eksperte e Bon Tone.

“Lidhur me këtë çështje ka ndarje kulturore. Kur kemi shkuar nga blloku orientit kemi vënë re që ata i heqin këpucët dhe kanë gjithçka të strukturuar, të organizuar. Kjo për ta është traditë që është bërë pjesë e jetës. Por nëse i referohemi eksperiencës tonë, mendoj se edhe tek ne ka ndryshuar në raport me evoluimin e shoqërisë, por edhe me kushtet social ekonomike. Kur jetohej në standarde shumë të kufizuara jetese nuk besoj se është praktikuar heqja e këpucëve, pavarësisht kulturave që tek ne janë të miksuara. Por sërish mbetet shumë individuale. Në shtëpinë tonë ne i heqim këpucët, por asnjëherë miqve tanë nuk iu kemi kërkuar t’i heqin ose jo këpucët”, tha Përnaska.

“Bashkëshorti im është nga Japonia, jetoj atje dhe e di si është kjo etiketa e vendosur tek çështja e këpucëve. Japonia, Koreja, Kina, janë vende që i heqin këpucët edhe në restorante. Pra, për vendet e lindjes është kaq e rëndësishme higjiena. Ata investojnë shumë tek këpucët dhe nuk ndodh në Japoni që të heqësh këpucët dhe të ndihet erë. Nuk di si e kanë zgjidhur këtë, por raftet e këpucëve dhe të kuzhinës janë raftet më të rëndësishme në Japoni. Nuk kanë të njëjtën vëmendje raftet e veshjeve. Ata kanë harmonizimin më të mirë të tradicionales me modernitetin”, tha Tili./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori