Ambasadorja e BE u jep porositë institucioneve ligjzbatuese

Nga konsolidimi i Reformës në Drejtësi, tek lufta kundër pastrimit të parave, krimit dhe korrupsionit, si dhe trafikut të narkotikëve.

Ishin këto disa nga porositë që ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann u dha institucioneve të zbatimit të ligjit në kuadër të punës për integrimin në Bashkimin Europian.

“Do të shikohet si po konsolidohet reforma në drejtësi. Do monitorohet historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Priten më shumë rezultate në fushën kundër pastrimit të parave, do punojmë bashkë që Shqipëria të kalojë nga lista gri. Duhet angazhim në luftën kundër trafikimit të narkotikëve apo qenieve njerëzore”, tha Christiane Hohmann, ambasadore e BE në Shqipëri.

Ndalur tek bashkëpunimi me partneret ndërkombëtar, kreu i SPAK, Arben Kraja i pranishëm në takim pohoi se ka një përforcim të marrëdhënieve, fakt që sipas tij vihet re dhe nga hetimet e përbashkëtat që po kryhen.

Në takimin e zhvilluar ku prezent ishte ministri i brendshëm, Bledi Çuçi, kreu policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe kryeprokurori, Olsian Çela nuk u pa prekur dhe situata e sulmeve kibernetike në vend. Për këtë ambasadorja e BE, siguroi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të  unionit.

Tv Klan