Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka marrë shumë reagime negative pas shpëthimit të tij të fundit në lidhje me pandeminë Covid-19.

Bolsonaro përdori termin ofendues për njerëzit homoseksualë në një fjalim në pallatin presidencial, duke  u shprehur me fjalët se “Më vjen keq për vdekjet. Vërtetë më vjen. Por ne të gjithë do të vdesim një ditë, nuk ka dobi të ikim nga realiteti. Duhet të ndalojmë së qeni një vend “gay” …  duhet të përballemi dhe të luftojmë. I urrej këto gjëra.”

Presidenti brazilian i cili e ka minimizuar në mënyrë të përsëritur koronavirusin përkundër 5.7 milion infektimeve dhe 163,000 vdekjeve që ka shkaktuar në Brazil, gjithashtu ka shkaktuar një mosmarrëveshje të re duke anuluar provat e vaksinave kineze në vend. /tvklan.al