28 – vjeçarja Stephanie Rodas lufton me anoreksinë qëkur ishte 13 vjeç.

Përgjatë harkut kohor të 16 vjetëve, ajo është përballur me vështirësi të shumta, deri në një peshë trupore prej 24 kilogramësh.

E pavarësisht se ka qenë në klinika e spitale të ndryshme, ajo ka marrë gjithmonë ushqimin minimal, aq sa për të mbijetuar.

Tani, rreth 7 muaj pas një situate pranë vdekjes për shkak të qetësuesve, e reja nga New York është shfaqur në shown televiziv “The Doctor”, për të kryer disa teste të zemrës, gjakut dhe ultratinguj për të zbuluar sesi e ka deformuar trupin e saj kjo sëmundje.

Në një episod të shkëputur nga e përditshmja

DailyMail

, Stephanie u kërkon ekspertëve që ta ndihmojnë të shërohet nga kjo sëmundje që i ka shkatërruar jetën.

Gjatë programit e reja zbulon se kur ishte e vogël, kishte qenë mbipeshë, por gjithçka ndryshoi gjatë periudhës së adoleshencës, kur ra pre e bullizmit.

“Kur isha 13 vjeç e urreja veten. Isha mbipeshë dhe fëmijët më thërrisnin emra të ndryshëm dhe të gjithë më gjuanin me ushqim kur shkonin në mencë”,

rrëfeu 28 – vjeçarja.

Me kalimin e viteve ajo nisi të bëhej gjithnjë e më e dobët, derisa në moshën 17 – vjeçare prindërit e saj e dërguan për vizitë në një klinikë, për shkak të kilogramëve të shumtë që kishte humbur.

Por në vend se të shërohej, ajo krijoi edhe më shumë varësi ndaj sëmundjes.

Në moshën 23 – vjeçare, Stephanie provoi të merrej me joga, pati takime me nutricionistë e mjekë. Megjithatë nuk mundi t’ia dilte.

Në Shkurt, motra e saj e gjeti pa ndjenja në apartament.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe mjekët e përshkruan gjendjen si aspak të mirë.

Duke kujtuar të gjithë këto momente në shown televiziv, Stephanie u lut për ndihmë.

“Duhet të ketë një mënyrë për t’u shëruar”

, tha e reja. Rasti i saj do të vijojë të shfaqet në këtë program.

/tvklan.al