Java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, solli emocione të shumta dhe surpriza, teksa tre konkurrente të reja u bënë pjesë e garës dhe tre të tjera u larguan.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Në një intervistë para nisjes së spektaklit për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Kejda u shpreh se ishte konfuze dhe se mund të eliminohej.

“Emocione jo, por jam pak konfuze. Mund të eliminohem edhe unë”, tha ajo.

Ndërkohë, pas eliminimit Kejda theksoi se ajo që e penalizoi ishte indiferentizmi dhe se Saimirit i pëlqejnë vajzat që i afrohen shumë.

Më tej ajo ka theksuar se 33-vjeçari nuk i duket person i sinqertë.

“E prisja! E kam pritur më herët faktikisht sepse kam qenë shumë indiferente me Saimirin dhe me aq sa kam kuptuar, atij i pëlqejnë gocat që i afrohen shumë që në fillim, gjë që s’është në karakterin tim. Unë nuk mund të dal nga karakteri im vetëm për të tërhequr vëmendjen e Saimirit.

Po indiferentizmi im i madh. Madje unë e kam shprehur edhe në një intervistë që besoj ai e ka parë dhe është ndikuar shumë nga kjo.

Më kanë pyetur nëse do doja një takim me Saimirin dhe kam thënë jo…po, nuk isha edhe vetë e sigurt nëse e doja sepse duke parë sjelljen e Saimirit më lindën shumë dyshime se është i njëjtë me të gjitha vajzat. Saimiri nuk më duket shumë i sinqertë”, ka thënë ajo.

Kejda u shpreh gjithashtu se Enxhëlli duhet të kishte dalë automatikisht nga spektakli dhe vajza që ajo mendon se i përshtatet Saimirit është Meri.

“Automatikisht duhet të kishte dalë Enxhëlli, jo në vendin tim. Në momentin që ai lejon të njohi femra si Enxhëlli apo Suela për mua i ka ulur vlerat totalisht si mashkull.

Saimiri duhet të bëjë diferencën dhe mendoj se Meri. Meri është më e mirë”, ka deklaruar ajo./tvklan.al