Njerëzit e pasur gjithmonë ankohen për taksat që paguajnë, dhe  zakonisht  përpiqen që tu shpëtojnë taksave të larta, por për themeluesin e Microsoft, Bill Gates, taksat që ai paguan janë shumë të ultë dhe do të donte të paguante më shumë .

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për Fareed Zakaria, në rrjetin mediatik CNN në lidhje me sistemin e ri të taksimit të propozuar nga Donald Trump.

“Unë kam paguar historikisht më shumë taksa se kushdo tjetër, që i kalojnë 10 miliardë dollarë, por qeveria duhet t’u kërkojë njerëzve që janë në të njëjtën pozitë me mua që të paguajnë taksa shumë më të larta”

,tha ai.

Gates, i cili është njeriu i dytë më i pasur në botë, ka kundërshtuar sistemin e ri të taksimit që lehtëson barrën e taksave për korporatat e mëdha, duke e quajtur këtë një hap prapa.

Klan Plus