Algina dhe Lalotja, dy kunatat që kanë ardhur për seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre. Pas vdekjes së njeriut të tyre të dashur, Qerem Curri, i cili ishte vëllai i Lalotes dhe bashkëshorti i Alginës, marrëdhëniet e tyre janë prerë.

Lalotja dëshiron që Algina të kërkojë të drejtën e saj për sa i përket një shtëpie dhe sigurimeve shoqërore, por ta bëjë këtë në mënyrën e duhur. Algina kundërshton që të dyja të kenë një marrëdhënie.

Lalote: Unë kam ardhur te drejtësia. Do vish ti se fëmijët janë të vëllait tim. Ti pranoje, unë të falënderoj që erdhe këtu dhe unë dua të kuptosh çfarë kërkoj unë për ty dhe për fëmijët.

Algina: Çfarë kërkon ti?

Lalote: Unë nuk të lëshoj, por flas nga dhimbja që kam, në qoftë se s’ka drejtësi unë do marr fëmijët dhe ty, t’iu fus në atë shtëpinë time. Por kam ardhur këtu që ti të më kuptosh.

Algina: Do ta bësh këtë sakrificë? Do marrësh nusen e vëllait bashkë me fëmijët?

Lalote: Duhet të më kuptosh, të bindesh dhe të thuash “vërtet kam gabuar”.Thuaje se të kanë gënjyer zonjë.

Eni Çobani: Lalaja po të zgjat dorën Algina.

Algina: Kush më ka gënjyer moj zonjë? Ti tani pse më hap plagët mua? Në vend të bashkohemi, bashkë me zonjën Eni, të bëjmë drejtësi për ata jetimët, këtë të më thoshe.

Lalote: Ti mos më mëso mua se të kam sjellë unë këtu.

Eni Çobani: Lala, takoje ti e para.

Lalote: Unë e kam krah, do e takoj, por dua që kjo të kuptojë, të kërkojë ndjesë, pastaj do e ngre unë në krahë. Ose të thojë “faleminderit që erdhe.”

Algina: Po pse do kërkoj unë ndjesë? Ti më thua “ti merr lekë, je e korruptuar” dhe unë rri rrugëve të Vlorës.

Lalote: Je e bindur se për çfarë të kam prurë?

Eni Çobani: Takoje Algina edhe ti, për moshën e respekton njeriu.

Ndonëse marrëdhënia mes dy kunatave është e nxehur, të dyja bien dakord për të ulur gjakrat e të bëjnë kompromis./tvklan.al