Emisioni “Opinion Plus”, në Tv Klan solli ditën e sotme intervistën me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Tema e bisedës lidhet me ngjarjet që kanë ndodhur në 48 orët e fundit në futbollin shqiptar, ku dhuna në stadiume është rikthyer sërish duke krijuar një problematikë të madhe. Ky fenomen ka qenë më i intesifikuar gjatë kësaj jave, ku ka patur incidente të ndryshme në disa ndeshje.

“Si çdo fenomen dhe ky fenomeni i dhunës që vjen ndoshta për shkak të futbollit ka veçoritë e veta në Shqipëri. Faktikisht kur ka një garë mund të ketë acarime, mund të ketë dhe mini sherr le të themi, por në të gjithë botën ka dhunë që vjen për arsye të tifozëve, të turmës ose dhunë që ndodh në fushën e futbollit midis futbollistëve. Ne nuk i kemi këto fenomene. E keqja jonë them që është më e lehtë për të kuruar, se iniciatorët e dhunës janë drejtues klubesh, drejtues pushtetesh vendore, drejtues policie. Këta inicojnë, këta janë shkaktarët fatkeqësisht”./tvklan.al