Në emisionin “Opinion”, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka pranoi se deri tani nuk ka nisur kontaktet zyrtare me kandidatët për trajner të kombëtares. Nga emrat e publikuar deri më sot, ai veçoi atë të Roberto Donadonit.

“Trajner shumë i mirë, nuk e di nëse është i gatshëm të vijë në Shqipëri dhe a është i gatshëm të pranojë ofertën tonë. Donadoni do të më pëlqente, por është një kandidat që e kam parë nëpër media, nuk e di nëse ai është i interesuar për këtë gjë. Nëse po me kënaqësi”.

Në fakt buxheti i Federatës për trajnerin e kombëtares është i kufizuar dhe arrin deri në 250 mijë euro. Duka duket se ka ende bindjen se pasuesi i Panuccit duhet të jetë trajner i huaj dhe jo shqiptar.

“Nuk mendoj se kemi ende trajner që mund të ndërtojnë ekipe me pretendime për evente ndërkombëtare”.

Presidenti i FSHF rikonfirmoi objektivin e kombëtares në këto kualifikuese

“Objektivi jonë mbetet për të qenë të dytët në grup. Siç humbëm në Shkodër, mund të fitojmë në Shqipëri. Asnjë ekipi nuk do i shkojë vaj, qoftë edhe me Andorën”.

I pyetur mbi ecurinë e punimeve në Arenën Kombëtare, Duka tha se shpresohet që të përfundojë në Qershor për ndeshjen me Moldavinë, por kjo duket disi e vështirë për momentin. Me gjasë stadiumi do të inaugurohet në Shtator.

Tv Klan