Harry: Nuk u largova nga familja mbretërore, por nga një mjedis toksik

Gjatë një interviste në The Late Show me James Corden, Princi Harry ka dhënë arsyet pse ai dhe  partnerja Megan Markle u zhvendosën drejt Kalifornisë. Vetëm disa ditë pasi u njoftua se çifti zyrtarisht nuk do punonte më për pallatin mbretëror. Në lidhje me këtë Harry e bëri të qartë se “nuk do të largohet kurrë” nga familja e tij  ose të lëkundet në përkushtimin e tij për të ndihmuar të tjerët.

Princi Harry tha se ishte një mjedis i vështirë ndërsa ju referua shtypit britanik me shkrimet e tyre e po i shkatërronin shëndetin mendor.

”Pavarësisht nga vendimet që merren në atë anë, unë kurrë nuk do të largohem,” tha Harry duke iu referuar familjes mbretërore. “Unë gjithmonë do të kontribuoj. Jeta ime është shërbim publik kështu që kudo që të jem në botë do të jetë e njëjta gjë,” u shpreh Duka.

Të premten e  kaluar, pallati Buckingham konfirmoi se Harry dhe Megan nuk do të kthehen si punonjës mbretrëror. Njoftimi erdhi pak më shumë se një vit pasi Duka dhe Dukesha e Sussex ndanë së pari planet për të dhënë dorëheqjen e cila erdhi me një periudhë rishikimi një vjeçare.

Klan News