Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi ceremoninë për promovimin e Kampionatit Evropian të Futbollit U17, i cili do të zhvillohet në Shqipëri.
Presidenti i institucionit të futbollit shqiptar Armand Duka tha se ky kampionat do të jetë një festë sportive jo vetëm për katër qytetet ku do zhvillohen ndeshjet finale, por për gjithë vendin tonë.
Ish-futbollisti i kombëtares Klaus Gjasula kërkoi mbështetje maksimale nga të gjithë tifozët tanë. Në fazën finale që nis në 19 maj dhe përfundon më 1 qershor do të jenë dy grupe me nga 4 skuadra.
Shqipëria bën pjesë në Grupin A me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën. Në Grupin B janë Belgjika, Çekia, Anglia dhe Italia.
Ndeshjet e kompeticionit do të zhvillohen në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë.
Klan News