Të shtënat me armë për të kujtuar Princin Philip janë bërë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar

Homazhet me të shtëna armësh janë mbajtur në të gjithë Britaninë e Madhe për të nderuar Dukën e Edinburgut.

Kompania e Artilerisë së Nderuar hapi një përshëndetje me armë në Kullën e Londrës.

Rezervistët nga 104 Regjimente Artileria Mbretërore qëlluan me armë nga Kështjella e Cardiffit. Gjithashtu edhe Anëtarët e Artilerisë Mbretërore të Regjimentit të 105-të goditën me top në 41 raunde, 21 herë në nderim të një ushtaraku të lartë dhe 20 herë si pjesëtar i një familje mbretërore në kalanë e  Edinburg.

Goditje më top u bën edhe nga Artileria Mbretërore e Kalit të Kings Troop , Kazermat Woolwich në Londrën qendrore.

Qindra njerëz u rreshtuan në Tower Bridge për të parë të shtënat me armë në shenjë nderimi për Dukën e Edinburgut.

Ndërkohë burime nga oborri mbretëror kanë treguar se dëshira e fundit e Princ Philip-it ishte të vdiste i qetë në shtëpinë e tij dhe për këtë arsye ai ka kërkuar që të mos mbahet një funeral shtetëror. Varrimi për Princ Philipin do të mbahet në St George’s Chapel, Windsor, por të pranishëm do të jenë shumë pak persona për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Klan News