Armand Duka do të kandidojë për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këtë vendim e bëri të ditur vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit me anë të një mesazhi në profilin e tij në Facebook.

Synimi i Armand Dukës është të përfaqësojë futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit europian.

Votimi do të bëhet më 7 Shkurt të vitit të ardhshëm, në Kongresin që do të mbahet në Romë. Kjo është hera e dytë që Armand Duka kandidon për një vend në Ekzekutivin e UEFA-s.

Tv Klan