“Nuk përjashtojmë mundësinë e një koalicioni tjetër veç PD”

Realiteti i ri politik pas ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut nuk e ka stepur kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, që të shohë mundësinë e daljes me siglën e partisë së tij në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Nuk është një përgjigje diplomatike. Ne kemi prirjen për të garuar, për të dalë me siglën e Partisë Agrare Ambientaliste”.

Duka thotë se ligji i ri për zgjedhjet dikton një tjetër mekanizëm për maksimalizim të votës, duke mos përjashtuar tre opsione të mundshme.

“Mundet të shohim mundësinë e një koalicioni tjetër, përveç asaj të PD-së, mundet të shohim koalicionin me PD-në, por mund të shohim edhe mundësinë e daljes më vete të PAA”.

Vendimi thotë se diktohet nga forma e re e koalicioneve paraelektorale, që maxhoranca kërkon të imponojë me ndryshimet në kodin zgjedhor.

“Do të duhej në një listë të vetme disa aleatë të PD-së, rreth 10, për të patur nga një kandidat dhe shkojmë në 12 qarqe 120 kandidatë.  Atëherë ne dhe të PD-së gjithsej 20, kështu që ngushtohet aq shumë kjo mënyra për të garuar, sa që formacionet politike natyrisht që nuk ndjehen komod”.

Preferon të flasë me gjuhën e kryediplomates amerikane, kur i referohet rrotacionit të pushtetit, që sipas tij, do sjellë opozitën në qeverisje në 25 Prill, pavarësisht tentativave që Duka thotë se po përdor Rama me ndryshimet kushtetuese.

“Siç e ka thënë dhe ambasadorja amerikane, rotacioni është gjithmonë i shëndetshëm”.

Pavarësisht se është i hapur për koalicione, Duka mohon të ketë patur oferta nga Edi Rama për të kaluar në kahun tjetër të politikës.

Tv Klan