“Përjashtimi i shumë federatave, jo statutore”

Pas përjashtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe më shumë se 20 federatave nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, reagoi kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Ai në një letër të hapur drejtuar Asamblesë së KOKSH-it shprehu shqetësimin për zhvillimin e zgjedhjeve të këtij institucioni vetëm 1 javë para zgjedhjeve parlamentare, një veprim që synon të ndikojë politikisht në rezultatin e tyre.

Duka kritikoi edhe përjashtimin e shumë federatave nga kjo asamble që i hap rrugë manipulimit të zgjedhjeve në këtë organizëm sportiv. FSHF thotë se nëse vazhdojnë kështu do të kallëzohen penalisht në gjykatë.

Tv Klan