Mbetet ende i ndezur debati mes Federatës së Futbollit dhe Policisë së Shtetit për angazhimin e uniformave blu në ruajtjen e rendit dhe sigurisë brenda stadiumeve shqiptare. Presidenti i FSHF, Armand Duka madje bën edhe një krahasim të situatës në stadiume me atë të protestës së opozitës para parlamentit.

Armand Duka, president i FSHF:

Në fillim të kampionatit u mor vendimi që policia nuk duhet të jetë në stadiume, u kopjua nga Anglia dhe Norvegjia por nuk besoj se Norvegjia dhe anglia kanë nevojë për aq shumë polici në parlament ku ka edhe gardë edhe polici dhe niveli i futbollit niveli intelektual prezupozohet që të jetë më pak se i parlamentit duhet të ruajë rendin vetë pa polici.

Teksa dënoi ashpër agresorët e arbitrit Hamiti, duka kërkoi edhe nga organet e drejtësisë të veprojnë në të tilla ngjarje

“Organet e drejtësisë duhet të marrin masa. Në asnjë rast s’është penalizuar njeri. FSHF mund të marrë vetëm masa sportive”.

Duka nuk pranoi të deklarojë nëse do të pezullohet kampionati por u shpreh i hapur për tu ulur në bisedime edhe një herë me drejtuesit e policisë

“Pres të kemin reagim ndryshe dhe të bisedojmë ndryshe. Në realitetin që jemi do ishte bukur që futbolli të mos kishte polici po a është e mundur në nivelin e kësaj shoqërie, unë them jo….”

Komisioni i Disiplinës në Federatën e Futbollit ende nuk ka marrë vendimin për ngjarjen në stadiumin e kamzës ku Për shkak të një penalltie dhënë në minutën e fundit për Laçin u dhunua arbitri kryesor Eldorian Hamiti. Për ngjarjen, policia arrestoi presidentin, drejtorin dhe shefin e Klubit të Kamzës ndërsa shpalli në kërkim 4 persona të tjerë. Policia e Shtetit deklaroi se insitutcioni përgjgjegjës për mbarëvajtjen e ndeshjeve  është Federata Shqiptare e Futbollit.

Tv Klan