Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit, Frank Paauw zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kreu i Federatës Holandeze vlerësoi arritjet në futbollin shqiptar.

“Më duhet të them se jam shumë i impresionuar për arritjet e Federatës Shqiptare të Futbollit përgjatë këtyre viteve të fundit. Vizitova stadiumin, vizitova fushat stërvitore të Federatës. Janë në nivele të larta dhe më duhet të them se për një vend relativisht të vogël, kjo është një arritje e madhe”, tha ai.

Me Presidentin Duka, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Tv Klan