Stadiumi i ri kryeqytetit pritet të prezantohet javën e ardhshme. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pranoi se më 21 prill do të paraqitet projekti i “Arenës Kombëtare”, që do të ndërtohet aty ku sot ndodhet stadiumi “Qemal Stafa”.

Përderisa projekti do të prezantohet më 21 prill puna do të nisë për një ose dy ditë

”, deklaroi Duka. Këtë deklaratë kreu i FSHF-së e dha në inaugurimin e fushës në shkollën “Harry Fultz”, aty ku në vitet 30’ u zbulua Riza Lushta, një nga futbollistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave. Por Armand Duka foli edhe për lajmet që vijnë nga Italia se, Gianni De Biasi ka patur takime për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë. Duka hodhi poshtë një fakt të tillë.

Unë ka  folur me trajnerin dhe më ka siguruar që nuk ka biseduar me drejtues të Federatës Italiane të Futbollit

”, tha kreu i FSHF-së. Armand Duka tha se përqendrimi tani duhet të jetë te finalet e Euro 2016 dhe më pas të mendohet për të tjerat. Shqipëria është debutuese në një aktivitet kontinental.

Endrit Sauku TV KLAN