Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i ftuar sonte në “Opinion” ka rrëfyer detaje nga takimi i shumëpritur mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Sipas Dukë, fillimisht të pranishme në takim ishin të gjithë kryetarët e partive politike, por pas 1 orë e 30 minuta, kryeministri Rama i shprehu dëshirën Bashës për të qëndruar vetëm.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se në fillim Rama dhe Basha kanë qenë shumë larg në qëndrime, Duku iu përgjigj:

Ne e morëm iniciativën për të thirrur tryezën duke e parë që ishte një situatë ngërçi, natyrisht në konsultë me njëri-tjetrin. Nuk kishim shumë besim se do të vinin të gjithë të merrnin pjesë. Por fatmirësisht pranuan. Me Edi Ramën u mora unë i dërgova një mesazh dhe mora një përgjigje evazive as Po as Jo, e cila do të thotë që do mundohem ta riprodhoj. Nuk kam kohë të humb kohë më këto gjëra dhe katër ore fillon numërimi mbrapsht tha, dhe nuk kam kohë të humb me këto gjëra

.

Unë mendova se nuk do vinte në takim dhe kur erdhi tha

, “

Kam ardhur prej Gon Dukës se po të ishte për ju nuk do vija

.

Gjithashtu gazetari Blendi Fevziu e pyeti se çfarë ndodhi në takim, Duka tha se

të gjitha partitë që ishin të pranishme ishin në të njëjtin mendim dhe kryeministri Rama ishte i vetmi që kishte mendimin e tij se nuk do ndryshonin datën e zgjedhjeve.

Pas shumë debatesh u duk sikur kishte një farë ndershmërie dhe më pas i kërkoi papritur Bashës dëshirën që të rrinin bashkë kokë më kokë

./tvklan.al