“Mbase Rama nuk është informuar siç duhet”

Liga e Futbollit e pa të arsyeshme të sqarojë publikisht argumentet e kërkesave ekonomike që i ka drejtuar qeverisë, pasi ia dërgoi ato edhe të deleguarit të Ekzekutivit, deputetit socialist Fidel Ylli.

Presidenti i Federatës së Futbollit Armand Duka, shpreson që Kryeministri të pranojë kërkesat pas shfaqjes së argumenteve.

“Mbase nuk është informuar tamam, mbase e bën të kuptojë që kjo nuk qenka aq gogol sa ma kanë bërë këta të mitë”.

Duka ka sqaruar kërkesën e 30% të tatim-fitimit që kërkohet të shkojë për sponsorizimin e sportit.

“30% e tatim-fitimit të kompanive që prodhojnë më shumë se 20 milionë Lekë të reja fitim, do të sjellë zhvillim në sportin shqiptar është ligj popullor për fëmijët për të ardhmen, nuk kërkon më shumë se 5 minuta punë”.

Komuniteti i futbollit ka propozuar disa shembuj se si mund të realizohet ndryshimi i ligjit për sponsorizimin.

“Propozimet, detajet, i ka qeveria në tavolinë. Këtu është ka apo s’ka vullnet politik, nuk është presion”.

Liga është e gatshme të heqë dorë nga 3 pikat e tjera, falja e kamatëvonesave dhe gjobave, tolerimi për 10 vjet i tatim fitimit të sportisteve.

“Ndikimi është 1 milionë Euro, dhe nëse kjo e infekton buxhetin le të mos i falin, por të bëjnë ligjin e sponsorizimit”.

Liga Profesioniste e Futbollit do të vazhdojë të bojkotojë sezonin e ri të kampionatit.

Tv Klan