Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Në kongresin e mbajtur në Romë, kreu i FSHF mori 36 vota nga 55 Federatat Europiane anëtare të UEFA-s. Duka garonte mes 8 kandidatëve të tjerë për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv. Për 4 vitet e ardhshme ai do të jetë pjesë e vendimmarrjes se organizmit që qeveris futbollin në Europë.

Një vit më parë, po në 7 Shkurt, Duka fitoi për herë të katërt mandatin për të drejtuar federatën shqiptare të Futbollit por mandati i tij si anëtar i KE së UEFA-s është një arritje historike për të gjithë sportin në Shqipëri.

Kjo është hera e dytë që Duka kandidoi për një pozicion si anëtar. Në zgjedhjet e dy viteve më parë ai mori 25 vota.

Në këtë kongres presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin mori votëbesimin për të vazhduar punën e tij në krye të këtij organizmi edhe për katër vitet e ardhshme.

Tv Klan