Dy shqiptarë janë aksidentuar në Itali dhe të gjithë ngjarjen e kanë filmuar live në rrjetet sociale. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ngjarja ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga në një rrethrrotullim.

Një prej tyre ka filmuar të gjithë ngjarjen, pasi pak përpara incidentit të rinjtë ishin duke dëgjuar muzikë me volum të lartë.

“Çunat”, thërrasin ata siç dallohet në video (Kliko këtu për të parë videon), ndërkohë që në sfond është vendosur kënga e Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, “Daja”.

Por në përfundim të këngës, ndodh edhe aksidentit. Për shkak të lagështisë në rrugë, por ndoshta edhe prej humbjes së përqendrimit të shoferit, makina del nga rruga dhe përfundon pranë një dyqani buke, por u ndal nga disa kangjella.

Dy të rinjtë janë lënduar lehtë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se u dërguan në spital. Ata dëgjohen të bërtasin në momentin e aksidentit.

Karabinierët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti. Sipas policisë, dy shqiptarët nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu ata janë të dy të martuar dhe prindër.

/tvklan.al