Tahiri ironizon shtyrjen e seancës së 3-të gjyqësore

Një aplikacioni të kthyer viral së fundmi në rrjetet sociale, ku përdoruesit mund të ndryshojnë pamjen e tyre, duket se nuk i ka shpëtuar as Saimir Tahiri.

Shtyrjen për herë të tretë të seancës gjyqësore ndaj tij, ish-Ministri i Brendshëm ka zgjedhur që ta ironizojë në këtë mënyrë në rrjetet sociale. Teksa postoi një fotografi sesi do të dukej i moshuar, ish-Ministri shkruajti: “Duke pritur gjyqin”.

Më tej ai ripërsëriti atë që kishte deklaruar edhe më herët në dalje të Gjykatës për Krimet e Rënda, se kjo situatë ishte qesharake./tvklan.al