Aktorja e njohur Megan Fox, nuk ngurroi t’u përgjigjej komenteve negative për pamjen e saj gjatë fundjavës së “Super Bowl 2024”.

Këtë të mërkurë, Fox, 37 vjeç, postoi në ‘Instagram’ dy foto me të fejuarin, reperin Machine Gun Kelly dhe këngëtaren Taylor Swift e të dashurin e saj, Travis Kelce.

Pasi fotot qarkulluan në rrjet, ndjekësit filluan të akuzonin yllin e “Transformers: Revenge of the Fallen” se kishte bërë operacione plastike.

Oh Zot, shiko sa ndryshe… nuk dukem fare. Doli se ishte thjesht një fotografi e kapur me celular ku dukesha si një kukull seksi nga Ukraina. Kur në realitet dukem si një nga ato kukullat seksi me silikon super të shtrenjtë, që mund ta gjeni vetëm në Japoni”, ironizoi 37-vjeçarja në ‘Instagram’.

Rikujtojmë se verën e kaluar, gjatë një interviste për “Sports Illustrated Swimsuit 2023”, Fox u shpreh se nuk ndihej gjithmonë e sigurt me veten e saj.

Unë kam dismorfi trupore – kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët”, tha ajo. “Nuk ka pasur asnjë pikë në jetën time ku unë e kam dashur trupin tim, kurrë, kurrë!/tvklan.al