Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është shprehur gjatë seancës plenare këtë të enjte se mazhoranca dhe qeveria aktuale e kanë dhënë me koncesion të gjithë Shqipërinë.

“Neve na pyesni a jeni të djathtë, ju vetë a jeni të majtë? Ju keni dhënë me koncesion të gjithë Shqipërinë që edhe në ëndrrat jo të liberalëve, por edhe të libertanianëve nuk do të ekzistonte dot. E keni dhënë me koncesion. Çdo burim e keni dhënë me koncesion. Keni dhënë me koncesion edhe detyrimin për të bërë check-upin që nuk e bëni dhe e paguani. Ne jemi të djathtë, ekonomia e tregut është e djathtë. Kjo që po bëni me këtë akt normativ është monopol, oligopol”, u shpreh Duma.

Deputetja shtoi më tej se pronari i vërtetë i deputetëve është votuesi shqiptar. Por sipas saj, socialistët shqetësohen për “aksionerët e peshqve të mëdhenj”. Ajo akuzoi qeveritarët se i ka lënë njerëzit të lypin para tyre.  

“Pronari ynë i vërtetë është votuesi shqiptar. Ju shqetësoheni se aksionerët e peshqve të mëdhenj, i marrin, apo nuk i marrin rimbursimin e kontratave të tenderave publikë. Shqetësoheni ju që po marrin apo jo 6 miliardë 10 kompani të mëdha, që po i marrin këta apo jo, kur ai tjetri, jo vetëm naftës.

Ju i keni lënë njerëzit të lypin para jush. Ju nuk mblidheni dot në rresht për minimumin jetik. Ju flisni që falni. Çfarë falni ju? Ju falni që ata kanë pësuar rritjen e çmimeve, i kanë çuar buxhetit të shtetit 400 milionë. Ju ia merrni ato 400 milionë që i paguajnë taksa shqiptarët dhe ia çoni këtyre 10-shes”, theksoi Duma./tvklan.al