Duma: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Europës

Posta

Duma: Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç Europës

21:55 18/10/2019

E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Grida Duma ka folur për situatën aktuale politike. Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave dhe sipas Dumës ky është një lajm i keq për vendin tonë sepse hyrja në Europë do rriste standardet dhe kontrollin mbi institucionet.

Pa diskutim që është lajm i keq, se hapja e negociatave normalisht do na çonte në një theksim të aftësisë së institucioneve për të përfituar disa fonde që i kemi emergjente. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveçse këtë plan. Nuk ndërtojmë dot kapacitete për të thithur fonde, që i kemi emergjente. Nuk marrim dot para nga Europa. Nuk jemi vend më vend kredibël për investitorët e huaj, të cilët mund të investojnë me një Shqipëri që ka siguri. Hapja e negociatave do të thotë që është vend i sigurt dhe i paqtë. Institucionet shqiptare mund të dorëzojnë dokumente formale por në fakt, në realitet nuk kanë prodhuar asgjë dhe në fakt nuk i monitoron dot Europa më shumë se kaq. Administrata shqiptare që ne themi duhet të jetë e depolitizuar, nuk po fiton statusin real të administratës publike dhe ne jemi duke paguar 3 administrata, disa të pushuar, disa nga gjykata dhe disa të politizuar brenda në administratë. Dhe pa diskutim, ne nuk po vendosim dot sot të kemi bashkimin Europian dhe fondet europiane në bashkëpunim me sektorin strategjik që do na fusë në tregun europian. Nuk bëjmë dot as bujqësi, as energji, as turizëm në qoftë se nuk kemi mbështetjen strategjike të studimeve të tyre, se me cilin produkt do shkojmë në Europë dhe nuk bëjmë dot pa ta për financimin përveçse studimin”.

Sipas Dumës hapja e negociatave është zgjatur për 6 vite./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi