Për kreun e SPAK, Altin Dumanin, struktura që ai drejton është duke u përpjekur që ligji të lexohet njësoj për të gjithë.

I ftuar në një konferencë në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, ai para studentëve foli për rëndësinë e shtetit te së drejtës.

Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci. Ne po përpiqemi që ligji të lexohet njësoj për të gjithë, pa priviligjuar disa e pa harruar disa të tjerë“, tha Dumani.

Ai shtoi se SPAK është lirë të godas krimin në të gjitha format dhe këtë ia garanton edhe ligji.

“SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. Ai është një nga produktet më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar apo me objektet e caktuara të hetimit“, shtoi Dumani.

Por pavarësisht punës së SPAK, Altin Dumani, thotë se struktura që ai drejton nuk e bën dot punën e vetme dhe sistemi ka nevojë për bashkëpunimin e shumë institucioneve.

Tv Klan