Dëshmitë e Nuredin Dumani për vrasje, plagosje dhe grabitje me dhunë kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit. Në studion e emisionit “Opinion” u diskutua këtë të hënë pikërisht në lidhje me këtë çështje.

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer bisedën që ka bërë me një person i cili sipas saj është një ndër njerëzit kryesorë që përfshihet në këtë histori. Sipas dëshmisë së tij, vrasësit me pagesë njihen nëpër burgje.

Ai u shpreh se ata kanë informacione për njëri tjetrin. Sipas gazetares, ka qenë ky person që ka ngritur dyshime se Talo Çelën, një prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri mund të mos e shohin më pasi nuk po e gjejnë prej muajsh, dhe kjo jo nga autoritetet policore, por nga vetë grupet kriminale.

“Në momentin që u arrestua Nuredin Dumani unë dhe Artan Hoxha kemi takuar disa nga personazhet që janë marrë në pyetje gjatë kësaj kohe. Kemi takuar edhe një person, i cili në një farë mënyre është një ndër njerëzit kryesorë që përfshihet në këtë histori. Nuk ka rëndësi, nuk mund të them emra. Ne e kemi takuar sepse unë dhe Artani po e kërkonim për llogari të punës që ne bëjmë. Donim të kuptonim si rekrutohet Nuredin Dumani, si e merr porosinë ai zotëri. Zotëria në fjalë na shpjegoi, ne punojmë tha, pjesa më e madhe e tyre janë njohur nëpër burgje. Janë njohur në ngjarje të ndryshme kriminale. Kanë informacion për njëri-tjetrin, për bazat që frekuentojnë dhe vendet ku ata rrinë. Përdorin Sky, Matrix, Encrochat e të tjera me radhë. Çdo personazh i botës së krimit që është në Dubai komunikon sot lehtësisht po të dojë edhe me prokurorin e SPAK. Kemi shumë aplikacione, vetëm po i kanë thyer belgët, holandezët e të tjerë me radhë. Vetëm po e thyen ata se për shqiptarët është histori që nuk ndodh. E pyetëm si paguhen këto lekët. Personi në fjalë mua dhe Tanit na ngriti dyshime. Tha Talo Çelën mund të mos e shihni më. Pse i thamë ne të dy. Sepse po e kërkojnë prej disa muajsh dhe nuk po e gjejnë dot. Si po e kërkojnë prej disa muajsh, po e kërkon policia. Jo tha, grupet kriminale kanë kodet e tyre, marrëveshjet e tyre dhe nuk po e gjejnë. Çfarë dua të them me këtë. Gjithë problemi është këtu, ne duhet të na shqetësojë fakti se si bandat kriminale kontaktojnë njëri-tjetrin, bisedojnë… Nuredin Dumani hynte-dilte, kishte baza të sigurta në Shqipëri dhe e para herë që hyn në Elbasan u tradhtua dhe u plagos. Duhet të na shqetësojë shuma e madhe e parave. Kemi rastin e Alban Bengasit, avokatit. Jam tronditur kur e kam lexuar dëshminë. E njoh Bengasin si avokat sikurse njoh dhe dhjetëra avokatë për  shkak të punës që bëj. Më bën përshtypje. Nuredin Dumani thotë që Alban Bengasi na tha që nëse nuk e merrni përsipër do të pajtoj për ta vrarë Gjergj Cukalin sepse e kam liruar nga burgu. Pyetja që shtrohet dhe SPAK duhet ta hetojë. Për çfarë ishte në burg Gjergj Cukali? Ishte si i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit mbi bazën e një prove ADN që u shkatërrua”, tha Lala./tvklan.al