“Dune” në kinema tetorin e vitit tjetër


“Dune” në kinema tetorin e vitit tjetër

07:20 07/10/2020

Filmi fantastiko-shkencor ishte planifikuar për në dhjetor

Një tjetër film i shtohet listës, i cili është shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19. Filmi nga regjisori i famshëm francezo-kanadez Denis Villeneuve, “Dune”, do të shfaqet në kinema në 1 tetor të vitit 2021.

Filmi fantastiko-shkencor ishte planifikuar të publikohet për publikun e gjerë në dhjetor të këtij viti por rritja e rasteve dhe rikthimi i masave ka bërë që organizatorët ta shtyjnë.

“Dune” rrëfen historinë e Paul Atreides, një djalosh i ri me aftësi të jashtëzakonshme, i cili duhet të udhëtojë në një prej planetëve më të rrezikshëm në univers, për të siguruar të ardhmen e familjes së tij dhe të mbarë popullit.

Por në një moment gjithçka shkon keq për shkak të një medikamenti që quhet “Melange”, i cili kur konsumohet mund ta përmirësojë shëndetin e njerëzve dhe e rrit jetëgjatësinë për ata që udhëtojnë në hapsirë , dhe për këtë arsye duan që t’a kenë të gjithë.

Ky film është një përshtatje nga romani me të njëjtin emër të autorit i Frank Herbertit. Traileri i filmit është i mbushur me skena aksion. Ai u publikua muajin e kaluar dhe u mirëprit nga adhuruesit e filmve fantastiko-shkencor.

Denis Villeneuve është i njohur për filma të tillë si “Blade Runner 2049” dhe “Sicario”. Në këtë projekt kinematografik  luajnë aktorët e famshëm: Zendaya, Rebecca Ferguson Jason Momoa, Oscar Isaac  Timothee Chalamet etj.

Shumë filma me buxhet të lartë janë shtyrë për në vitin tjetër përfshirë këtë filmin më të fundit “No Time to Die”, “Ëonder Ëoman 1984” etj.

“Cineworld”, një prej operatorëve më të mëdhenj të kinemave në botë, do t’i mbyll sërish dyert e kinemave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Irlandë, kjo pasi studiot e mëdha filmike i kanë shtyrë lançimet e disa filmave më buxhet të lartë. Rreth 45 mijë njerëz në 787 kinema të menaxhuara nga kjo kompani në Amerikë, Angli dhe Evropë Qendrore, do të mbesin pa punë.

Klan Plus





Të ngjashme