“Nuk ishte revansh ndaj Tiranës, por për 3 pikët”

Vllaznia mori fitoren e parë pas 3 vitesh me Tiranën dhe këtë e vendosi një ish-lojtar bardheblu. Ismael Dunga i cili u aktivizua si zëvendësues realizoi golin e 3 – 2, duke bërë që shkodranët të jenë në krye me pikë të plota.

“Nuk ishte një revansh, por ishte për 3 pikët. Jam i kënaqur këtu te Vllaznia”, tha Dunga.

Një humbje e kushtëzuar edhe nga gabimet për Nevil Deden, i cili debutoi te Tirana.

“Ndoshta ne gabuam më shumë se Vllaznia dhe e meritojnë ata komplimenta për fitoren”.

Sfida Partizani-Laçi u mbyll pa gola. Në këtë takim të dy trajnerët pretendonin fitoren.

“Përveç zgjidhjeve të situatave duhet të kishim më shumë mbështetje te zona e golit”, tha Daja.

“Ashtu si shkoi loja duhet të jemi të kënaqur edhe me 1 pikë, pavarësisht se pretendojmë më shumë nga ekipi”, tha Cungu.

Pa gola i mbyll edhe takimi Teuta-Kukësi. Në barazim 1-1 përfundoi sfida Kastrioti-Apolonia, ndërsa Skënderbeu fitoi 2-0 në fushën e Bylisit. Java katërt e Superligës do të luhet të mërkurën ku takimi më interesant paraqitet ai mes Teutës dhe Vllaznisë.

Tv Klan