“Durana Tech Park” do të jetë parku i parë teknologjik dhe shkencor në Shqipëri që do të nxisë konkurrueshmërinë rajonale.

Sipas ministrit Blendi Gonxhja, do të ofrojë një potencial të madh si për kompanitë vendase, ashtu edhe te huaja.

Gonxhja nënvizoi se ky park, i cili ka për zhvillues Koorporatën e Investimeve Shqiptare, pritet të sjellë sa më shumë investime të huaja të cilat do të kontribuojnë pozitivisht në ekonomi.

“Durana Tech Park”, përveç se krijon mundësi për profesionistët ne fushat e IT-së, inxhinierisë dhe shkencave të avancuara, do të ofrojë edhe lehtësira fiskale krahasuar me shumë vende europiane.

Klan News