Kombëtarja e basketbollit për meshkuj mundi Francën 87-82, kampione për herë të katërt radhazi

Ekipi i basketbollit për meshkuj i SHBA-së i udhëhequr nga Kevin Durant fitoi medaljen e artë në Tokio 2020, pasi mundi në finale Francën me rezultatin 87-82.

Përfaqësuesja olimpike amerikane shpallet kampione për herë të katërt radhazi, ndërsa bëri që rivalët francezë të përjetonin shijen e hidhur të hakmarrjes, pas fitores që këta të fundit morën ndaj amerikanëve në takimin në grup 83-76. Kjo ishte fitorja e tyre e e parë ndaj SHBA-së, që përjetoi humbjen pas 30 takimeve.

Por në finale, yjet e NBA-së ishin të pandalshëm. Durant la pas basketbollistin Karmelo Anthony si pikëshënuesi më i suksesshëm me kombëtaren me paraqitjen në Tokio 2020.

Në “Saitama Super Arena”, ylli i Nets realizoi 29 pikë. Interesimi ishte mjaft i madh për të parë këtë finale. Në impiantin sportiv të pranishëm ishin atletë, zyrtarë të olimpiadës dhe përfaqësues të medias e gjithashtu vullnetarë.

Për përfaqësuesen franceze të basketbollit të meshkujve, kjo është medalja e tretë e argjendit në olimpiadë. SHBA ka dominuar në basketboll për meshkuj, ndërsa ka fituar 16 medalje ari që nga viti 1936.

Klan News